Connect with us

Lajme

Banorët e Karaçevës së Poshtme protestojnë kundër mbylljes së shkollës

Published

on

PEX HOST 728×90

Në mesin e 19 shkollave që do të mbyllën në Komunën e Kamenicës është edhe Shkolla Fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme.

Vendimi është marrë nga kryetari Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Por banorët e këtij fshati kanë kundërshtuar vazhdimisht vendimin e kryetarit të komunës, kurse kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani ka thënë për KosovaPress se në momentin që mbyllet shkolla, zbrazja e fshatit është e pashmangshme nga qytetarët.

KESCO

Ai ka theksuar se banorët janë këmbëngulës që të mos lejojnë mbylljen e shkollave, ndërsa më 2 shtator do të protestojnë kundër këtij vendimi.

Këtë veprim ai e she edhe si ogur të zi për këtë pjesë të Kosovës, duke shtuar se kjo që po ndodh me shkolla, nuk ka ndodh as në kohën e Rankoviçit dhe Millosheviçit.

Selver Lenjani, thotë se Serbia çdo ditë pret zbrazjen e fshatit Karaçevë, pasi Serbia ka pretendime territoriale në këtë vend.

Ai thotë se të gjitha institucionet relevante janë të njoftuar me problemin e shkollës së Karaçevës, por nga askush nuk kanë marrë një përgjigje, duke filluar nga Presidenti, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe ministri i Arsimit.

Ai thotë se shkolla teknikisht është në rregull, i plotëson të gjitha kushtet për mësim, ka personal arsimor dhe me numër të mjaftueshëm të nxënësve, ka 100 nxënës.

Lenjani pret që mësimi të fillojë në këtë shkollë më 2 shtator, pasi është pika më e nxehtë kufitare në këtë pjesë të Kosovës.

Lenjani thotë se “hapja e një shkolle mbyll një burg, kurse mbyllja e një shkolle do të thotë hapja e një burgu”.

Ai ka lutur të gjitha mediumet që t’i ndihmojnë në sensibilizimin e kësaj situate, për mbrojtjen e shkollës.

Protesta mbahet më 2 shtator në oborrin e Shkollës Fillove “Asllan Thaçi”, e cila fillon nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00.

Kurse Qëndron Kastrati ka shkruar në Facebook se fillimi i vitit të ri shkollor 2019/2020 në Kamenicë do të përcillet me procesin e riorganizimit të shkollave.

“Pas hulumtimit të gjendjes në terren për më shumë se një vit; konsultimit me dhjetëra profesionistë të fushës në Kosovë, Shqipëri, e më gjerë, dhe sidomos për shkak të fëmijëve të cilët janë fokusi ynë kryesor, ne jemi të bindur që riorganizimi i shkollave është i domosdoshëm.

Riorganizimi vjen si rezultat i ndryshimeve demografike që tashmë kanë ndodhur. Kamenica sot ka 40% më pak nxënës sesa në vitin 2011. Në më shumë se gjysmën e shkollave në Kamenicë, klasa e parë i ka më pak se 5 nxënës. 19 nxënës e kanë vetëm një shok klase dhe 25 të tjerë nuk e kanë ASNJË shok klase. Unë si Kryetar Komune nuk mund të mos veproj për ta ndryshuar këtë situatë. E kam obligim moral, por edhe ligjor të mendoj për të mirën e brezave të ardhshëm, pavarësisht pasojave në popullaritetin tim, apo të tjera”, ka shkruar Kastrati./KlinaPress/