Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Barcelona heq dorë nga Willian, Neymari është prioriteti i tyre

Published

on

SIGMA Banners

Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Chelseat, Willian në verë, sipas raporteve të fundit.

Kontrata e brazilianit skadon në fund të sezonit, ndërsa përkundër interesimit të mëherëshëm, Barcelona tashmë ka hequr dorë nga ai pasi kanë sytë diku tjetër.

Ata do të tentojnë ta rikthejnë në “Camp Nou” Neymarin nga PSG.

KESCO

Barcelona ishte shumë afër transferimit të tij verën e shkuar, por dështoi në momentet e fundit të afatit kalimtar./Gazeta Sinjali/