Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Barcelona merr përgjigje nga Interi për Lautaro Martinezin

Published

on

Shell Banners

Interi i kthen përgjigje Barcelonës për Lautaro Martinezin.

Interi e ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës në vlerë 70 milionë euro, plus Arturo Vidal dhe Nelson Semedo, për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.

Presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, e ka Lautaron në krye të listës së prioriteteve prandaj është i gatshëm ta ofrojë një shumë të konsiderueshme parash plus dy lojtarë të skuadrës për të, transmeton Gazeta Express.

KESCO

Për Lautaron është përfolur gjatë se do të kalojë në Barcelonë, pas paraqitjeve mbresëlënëse për Interin këtë sezon.

Sipas mediave italiane, ai ka klauzolë lirimi në kontratën aktuale me Interin në vlerë prej 111 milionë euro.

Por sipas La Gazzetta dello Sport, Barca ka menduar për mundësi të tjera për të paguar një shumë të ulët se ajo, duke i ofruar 70 milionë euro dhe duke i përfshirë Vidalin dhe Semedon në një marrëveshje të mundshme.

Për Lautaron, ndërkohë, thuhet se gjiganti spanjoll ka përgatitur një kontratë me pagë vjetore 10 milionë euro./KlinaPress./