Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Barcelona merr vendimin e papritur për Dembelen

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Barcelona e ka humbur durimin për sulmuesin, Ousmane Dembele.

Dembele vinte me shumë bujë te skuadra katalane, por asnjëherë nuk përmbushi potencialin e tij dhe pritshmëritë që tifozët kishin për të.

Herë-herë francezi pati paraqitje të mira, por lëndimet e shumta i pamundësuan atij që të prek maksimumin e formës.

KESCO

Lojtari edhe së fundmi ka qëndruar jashtë fushave të blerta, dhe tashmë Barca duket se ka humbur durimin me të.

‘AS’ shkruan se kampionët e La Liga janë të gatshëm që ta shesin lojtarin qysh në merkaton e verës, transmeton lajmi.

Një nga opsionet e Barcës mund të jetë që ta përdor lojtarin edhe si pjesë këmbimi në një ofertë të mundshme për Neymar JR.

Katalanët nuk kanë caktuar akoma një çmim për lojtarin francez./KlinaPress./