Connect with us

Sport

Barcelona përgatit ofertë të re për Neymarin

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar vazhdon të mbetet objektiv kryesor i dy klubeve të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi.

Neymar ka deklaruar disa herë deri tani se dëshiron të largohet nga PSG këtë verë në favor të një rikthimi në La Liga.

Megjithatë, disa oferta të mëdha nga Barcelona dhe Real Madridi tashmë janë refuzuar nga drejtuesit e klubit nga Parc des Princes.

KESCO
Sipas gazetës Sport, Barcelona do të rinovojë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Neymarin nga PSG dhe t’i japë fund një verë zhgënjyese të negociatave.

E përditshmja katalunase raporton se një ofertë e re shumë e përmirësuar do të paraqitet për brazilianin, dhe se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim.

Secili skuadër që dëshiron ta marrë sulmuesin brazilian duhet të paguajë së paku shifrën prej 222 milionë eurosh të paguar nga francezët para dy vitesh ose të përfshijë në ofertë lojtarë që pëlqehen nga parisienët. /KlinaPress/