Connect with us

Sport

Barcelona pritet ta huazojë Todibon te Milani

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Milani mund të marrë në huazim mbrojtësin Jean-Clair Todibo nga Barcelona, pasi francezi dëshiron më shumë minuta lojë.

Kuqezinjtë është e ditur tashmë që po kërkojnë një qendërmbrojtës të ri dhe po përpiqen të punojnë brenda parametrave financiare të Fair Play pasi janë larguar për një vit nga garat evropiane.

Juventusi nuk është ende i përgatitur të lejojë Merih Demiral ose Daniele Rugani në huazim, por Todibo është një opsion i ri dhe intrigues.

KESCO

Jean-Clair Todibo në aksion me fanellën e Barçës (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Todibo u largua nga Toulouse në janar me një kosto prej një milion euro dhe Milani kishte treguar interesim për të edhe në atë kohë.

Ai arriti vetëm dy paraqitje në La Liga me Barçën në sezonin e fundit. /KlinaPress/