Connect with us

Lajme

Basha në Përmet: Farsa e 30 qershorit, një grusht kriminal institucional i Edi Ramës

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

e në qytetin e Përmetit, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka konsideruar 30 qershorin si një farsë dhe masakër të të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve.

“Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor”, është shprehur Basha.

Basha paralajmëroi se ata që kanë shkelur Kushtetutën më 30 qershor i pret burgu dhe askush nuk mund t’i shpëtojë.

“Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si ‘Denarbibat’ që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”, u shpreh Basha në Përmet, raporton tch.

KESCO

Kreu i opozitës tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës, sipas tij, nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim./KlinaPress/