Connect with us

Sport

Bashkëbisedimi i ngrohtë mes dy ikonave të futbollit botëror, Ronaldo: Nuk kemi ngrënë darkë së bashku, por e shtyjmë njëri tjetrin përpara

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Dy ikonat e futbollit botëror edhe një vit tjetër kanë qëndruar së bashku duke pritur çmimin si futbollisti i vitit në Evropë.

Edhe pse këtë vit asnjëri nuk e fitoi këtë çmim (shkoi te Van Dijk), dyshja kanë dhuruar spektakël në Monaco.

KESCO

Gjatë gjithë mbrëmjes kamerat kanë fokusuar Messin dhe Ronaldon duke bashkëbiseduar mes vete.

E në fundin e mbrëmjes moderatorja i është ofruar duke i bërë pyetje për rivalitetin shumëvjeçar që kishin, derisa i pari ka folur Messi.

“Ishte e bukur, një rivalitet i bukur dhe ai ishte në një ekip të madh si Real Madridi dhe luftonim ndaj njëri-tjetrit. Më mungon rivaliteti i tij, tani është te Juevntus një ekip i fortë dhe shpresoj të përballemi në Ligën e Kampionëve”, ishte përgjigja e shkurtët e Messit.

Ndërkohë më në humor ishte portugezi Cristiano Ronaldo që ka dhuruar shou, derisa Messi vazhdonte të qeshte me fjalët e rivalit të tij.

“E kemi ndarë skenën bashkë për 15 vite ai dhe unë. Nuk di a ka ndodhur ndonjëherë në futboll dy njerëz në të njëjtën skenë, të gjithë kohën. Tani nuk është e lehtë”, tha fillimisht Ronaldo.

Portugezi tregoi se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me argjentinasin, edhe pse duke qeshur deklaroi se nuk kanë ngrënë asnjëherë drekë së bashku.

“Padyshim kemi një marrëdhënie të mirë, por nuk kemi ngrënë ende drekë bashkë, por shpresoj ta bëjmë në të ardhmen, do të ishte e këndshme”, deklaroi Ronaldo që me fjalët e tij qeshte Messi dhe gjithë të pranishmit në sallë.

Tutje sulmuesi i Juventusit deklaroi se i mungon Spanja ku kishin betejë me Messin.

“Padyshim më mungon të luaj në Spanjë, kishim një betejë të mirë, më shtynte dhe e shtyja të bënte më shumë. Ishte e bukur që kishim atë rivalitet, jam pjesë e historisë, por edhe Messi gjithashtu”, vazhdoi tutje Ronaldo.

Krejt në fund moderatorja e pyeti portugezin nëse ka mundësi që ta përfundojnë të dy në të njëjtin vit karrierën, Ronaldo tha se Messi është më i ri.

“Ky (Messi) është dy vite më i ri se unë, por unë mendoj se dukem mirë për moshën që kam. Jam këtu, shpresoj të jem edhe vitin tjetër apo edhe pas dy vitesh. Të gjithë ata që nuk më pëlqejnë do të më shohin edhe për shumë vite këtu”, përfundoi Ronaldo.

Dy ikonat e sportit më të bukur në botë kanë fituar nga pesë herë ‘Topin e Artë’ dhe janë edhe këtë vit favoritët kryesor për ta fituar atë. /KlinaPress/