Connect with us

Sport

Bayern Munich heq dorë nga interesimi për Sanen

Published

on

Schengen Visa

Bayern Munich nuk besohet se do të arrij të nënshkruajë me Leroy Sanen e Manchester Cityt.

Klubi Bavarez bëri përpjekje për të nënshkruar me anësorin gjerman të kampionit anglez në këtë afat kalimtar të transferimeve, ku Citizens kërkojnë afër 110 milionë euro për lojtarin.

“Sky Germany” raporton se shuma e lartë e ofruar nga klubi anglez ka shtyrë që bavarezët t’i shuhen shpresat për marrëveshjen me 23-vjeçarin.

KESCO

Sane është i lumtur tek City, por nuk po ka hapësira të mëdha dhe kjo po bën që lojtari të kërkon të largohet nga anglezët.

Ndryshe, Sane deri më tani ka pasur 89 paraqitje për Manchesterin dhe ka shënuar 25 gola në të gjitha garat. /KlinaPress/