Connect with us

Sport

Bayern Munichu heq dorë nga transferimi i Dybalas

Published

on

PEX HOST 728×90

Bayern Munichu është duke i kërkuar me ngulm në këtë afat kalimtar dy anësorë, pas largimit të Franck Ribery dhe Arjen Robenn.

Skuadra gjermane është në garë për transferimin e Leroy Sane, mirëpo Manchester City kërkon 100 milionë euro, teksa bavarezët po ofrojnë vetëm 80 milionë.

Sipas Bild, kampioni i Bundesligas tani është tërhequr edhe nga gara për transferimin e Paulo Dybalas, pasi vlera e tij është shumë e lartë.

KESCO

Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme ta shesë argjentinasin, por kërkon 150 milionë euro për shërbimet e tij, derisa në garë për të janë edhe Manchester Unitedi dhe Interi.

Bavarezët duhet t’i paguajnë rreth 120 milionë euro për anësorin francez, ndërsa për gjermanin mund të arrijnë deri në shumën e 90 milionë eurove. /KlinaPress/