Connect with us

Sport

Bayern nuk heq dorë, e do me ҫdo kusht yllin e Manchester Cityt

Published

on

Shell Banners

Bayerni e do me ҫdo kusht yllin e Manchester Cityt.

Skuadra e dëshiron akoma Leroy Sane.

Bayern Munich akoma dëshirojnë të nënshkruajnë me Leroy Sane, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Pasi anësori gjerman kishte pësuar dëmtim në ligamente, thuhej se Bayern është dorëzuar për shërbimet e tij, por kjo gjë duket të mos jetë e vërtetë.

KESCO
Kampionët e Gjermanisë janë lidhur ngushtë me transferimin e lojtarit të Manchester City, pasi ata kërkojnë zëvendësues për Robben e Ribery.

‘Mirror’ shkruan se përkundër dëmtimit, Sane është akoma dëshira kryesore e Niko Kovac.

Trajneri kroat thuhet se insiston tek bordi drejtues që një marrëveshje për Sane të arrihet para së hënës, kur edhe mbyllet afati kalimtar.

Mbetet të shihet nëse kampionët e Bundesligës do të arrijnë marrëveshje për anësorin e kombëtares së Gjermanisë./KlinaPress/