Connect with us

Sport

Bayerni kërkon rikthimin e Henrichs në Bundesliga

Published

on

Princ Caffe Banners

Benjamin Henrichs edicionin e kaluar u largua nga Bayer Leverkusen në drejtim të Monacos.

Por mbrojtësi i djathtë gjerman mund të rikthehet në Bundesliga vetëm pas një viti të kaluar në Ligue 1.Është kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich që ka shprehur interesim për transferimin e Henrichs. Gjiganti gjerman ka filluar bisedimet me Monacon për transferimin e lojtarit i cili ka dhënë dritën e gjelbër për tu rikthyer në Bundesliga.

Bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 30 milionë euro për transferimin e Henrichs.

KESCO

22-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e Monacos këtë edicion ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë./KlinaPress/