Connect with us

Sport

Bayerni nis bisedimet me Sanen

Published

on

COVID-19

Qëllimi kryesor i Bayern Munichutpër për periudhën e tranzicionit të verës është të sjellë Leroy Sanen nga Manchester City. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez është një hap më afër arritjes së qëllimit.

Gazeta BILD zbulon se kampioni gjerman ka filluar bisedimet me agjentin e futbollistit të klubit anglez.

City ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare për mesfushorin me tipare sulmuese dhe bavarezët pritet të dërgojnë një ofertë pasi të ketë rënë dakord me kushtet e futbollistit.

KESCO

Sane ende nuk ka vendosur se ku të luajë sezonin e ardhshëm. Supozohet se, midis Bayernit dhe Citizens, ai do të zgjedhë një klub në të cilin do të ketë më shumë minuta dhe një kontratë më të mirë.

Niko Kovac, trajneri i bavarezëve e sheh atë si një nga lojtarët kryesorë dhe një zgjidhje afatgjatë në pozicionin e anësorit. Futbollisti do të marrë vendimin pas përfundimit të turneut aziatik me Cityn.

Futbollisti 23-vjeçar e filloi karrierën në Schalke 04 nga ku u transferua para tre viteve në Manchester City. Në Angli, ai fitoi dy kampionate, tre FA CUP dhe një Super Cup. Ai ishte lojtari më i mirë i vitit 2018. /KlinaPress/