Këngëtaret e famshme shqiptare: Rita Ora dhe Bebe Rexha ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Janë bërë tashmë më shumë se gjashtë muaj që kur Rita i dha fund lidhjes me producentin Andrew Watt, me të cilin pati një romancë mjaft afatgjatë.

Andrew ndërkohë së fundmi ka pasur mundësinë që të jetë pran këngëtares tjetër të famshme, konkretisht mikes së Ritës, Bebe Rexhës.

KESCO

Këngëtarja me prejardhje nga Dibra ka pasur mundësinë që koncertin e fundit të perfomrojë krah producentit Watt, me të cilin duket se ka tashmë një miqësi të mirë.

E teksa Bebe ka hedhur vetëm foto e video, Andrew ka ripostuar të njëjtën foto duke i thënë Bebes se e do para 270 mijë ndjekësve të tij në Instagram.

Përndryshe, mes Ritës dhe Andrew ka ende raporte të mira pavarësisht ndarjes. Ata u fotografuan duke darkuar së bashku gjatë muajit qershor në ibiza të Spanjës. /KlinaPress/