Connect with us

Sport

Beckenbauer: “Nuk shoh pothuajse asgjë me njërin sy”

Published

on

COVID-19

Si futbollist, ai fitoi pothuajse gjithçka, si në nivel klubi me Bayern Munich dhe Cosmos; si në nivel kombëtareje, një Kampionat Europian me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974.

Si trajner, ai arriti të fitojë Kupën e Botës 1990 në Itali, në stolin e gjermanëve perëndimorë.

Franz Beckenbauer, sot presidenti nderi i klubit bavarez, është sigurisht legjenda e futbollit gjerman, por në moshën 73-vjeçare, ai duhet të përballet me probleme serioze shëndetësore.

KESCO

Në fakt, “Kaiser” pësoi një infarkt të syrit, gjë që e ka verbuar pothuajse plotësisht në syrin e djathtë.

“Unë kam pasur probleme shëndetësore për një kohë të gjatë, kjo është e njohur. Kohët e fundit kam qenë në një klinikë të specializuar, sepse u diagnostikova me një problem verbimi në syrin tim të djathtë. Çështja doli të jetë një infarkt okular. Tani nuk shoh pothuajse asgjë nga ky sy”, u shpreh Beckenbauer./KlinaPress/