Connect with us

Sport

Bennacer arrin në Itali për teste mjekësore me Milanin

Published

on

SIGMA Banners

Mesfushori i Empolit, Ismael Bennacer ka arritur për pjesën e parë të testeve të tij mjekësore me Milanin, para zyrtarizimit si lojtar i ri i tyre.

Bennacer u kontrollua në klinikën e La Madonnina të hënën pasdite për teste mjekësore, vetëm disa ditë pasi u bë kampion i Afrikës me Algjerinë.

Empoli tashmë konfirmoi transferimin e tij tek Rossonerët, me drejtorin sportiv Pietro Accardi që e krahasoi lojtarin me Gennaro Gattuson.

KESCO

Rossonerët pritet të paguajnë rreth 16 milionë euro për 21-vjeçarin pasi Arsenali nuk zgjodhi të merrte opsionin e tyre të blerjes.

Mesfushori ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me klubin nga San Siro. /KlinaPress/