Connect with us

Lajme

BIK jep njoftimin e rëndësishëm për festën e Bajramit

Published

on

bik-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-festen-e-bajramit
Princ Caffe Banners

BIK-u ka bërë njoftimin e rëndësishëm për festën e Bajramit.

Besimtarët myslimanë, hytben e myftiut, Naim Tërnava, të dielën do të mund ta përcjellin vetëm virtualisht.

Por, as i pari i Bashkësisë Islame, nuk do ta falë namazin e Bajramit.

KESCO

Kështu pa falje, lajmërimi i arritjes së kësaj feste do të bëhet vetëm përmes thirrjes në minaret e krejt xhamive.

“Do të ketë edhe një program me Kuran dhe ilahi dhe me kaq përfundon ceremonia e festës së Bajramit”, thonë në BIK.

Edhe pritjet tradicionale në zyrat e BIK, sivjet janë anuluar si shkak i pandemisë.

Bajrami karakterizohet me vizitat familjare por Bashkësia Islame dhe institucionet shëndetësore besojnë se besimtarët do të respektojnë rekomandimet e tyre andaj edhe nuk do të merren masa shtesë.

Ndërkohë Turqia ka vendosur që nga e shtuna e deri të martën kur edhe përfundon festa e Bajramit të shkojë në izolim të plotë.

Masë e njëjtë e karantinimit do të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut./KlinaPress./