Connect with us

Ekonomi

Bizneset, kërkojnë të shtyhen pagesat në afat 3-mujor për bankat dhe institucionet e tjera

Published

on

GorenjeKosova

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti me të cilën ka kërkuar që si masë parandaluese për koronavirusin të shtyhen të gjitha pagesat nga bizneset pa interes dhe pa penallti për një afat 3- mujor, për pankat e Kosovës dhe në të gjitha institucionet e tjera të Qeverisë që nuk prekin vitalitetin e funksionimit të shtetit.

Kjo është letra e plotë e Berjanit:

I nderuari kryeminister z. Kurti,

KESCO

Duke parë zhvillimet e fundit në Regjion dhe botë që janë duke vepruar në marrjen e masave preventive, bizneset e Kosovës po angazhohen në përkrahje të situatës dhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës, andaj kërkojmë nga Ju z. kryeministër, që të veproni në kohen kur është e arsyeshme që t’i merrni këto masa:

1. Të shtyhen të gjitha pagesat nga bizneset pa interes dhe pa penallti për një afat 3- mujor, për Bankat e Kosoves dhe në të gjitha instuticionet tjera të qeverisë që nuk prekin vitalitetin e funksionimit të shtetit.

Vlen të falenderojmë të gjitha bizneset që furnizojnë me produkte të konsumit të gjërë për mosrritje çmimi dhe bizneset e naftes që në këtë moment po bëjnë edhe uljen e çmimeve./KlinaPress./