Connect with us

Sport

Boateng ende i pavendosur për të ardhmen e tij

Published

on

ART MOTION

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se e ardhmja e Jerome Boateng nuk është vendosur ende pavarësisht interesit nga Manchester United.

Mbrojtësi gjerman pritet që të largohet nga Allianz Arena në këtë afat kalimtar, pasi Niko Kovac nuk e shet atë në planet e tij për sezonin e ri.

Boateng u kthye në shtëpi në fillimin e turneut që kampionët e Bundesligës po e zhvillojnë në Amerikë për arsyeve private, të cilat nuk mendohet të jenë lidhur me situatën e tij të transferimit.

KESCO

Jerome Boateng (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

I pari i skuadrës gjermane ka thënë se e ardhmja e 30-vjeçarit ende nuk është vendosur, mirëpo që do të mësohet në këto ditë.

Boateng bëri 20 paraqitje në sezonin e kaluar, e që Kovac nuk e dëshiron më në skuadër, derisa fituan titullin me një garë të ashpër me Borussia Dortmundit. /KlinaPress/