Connect with us

Sport

Bologna interesohet për transferimin e Kolollit

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Benjamin Kololli ka shkëlqyer edicionin që sapo ka përfunduar në Zvicër.

Për reprezentuesin kosovar ky ishte vetëm viti i tij i parë me fanellën e Zurichut pas transferimit nga Lausanne.

Por Kololli ka shkëlqyer ku në 41 ndeshje zyrtare ka shënuar 14 gola dhe ka bërë tetë asistime.

KESCO
Falë këtyre paraqitjeve të mira, për lojtarin ofertat nuk po mungojnë derisa tani po interesohet edhe Bologna nga Serie A.

Gianluca di Marzio ka raportuar se Bologna është shumë e interesuar për transferimin e Kolollit në Serie A.

Gjithsesi Bologna nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Kolollit, pasi klubi zviceran Zurich e vlerëson jashtëzakonisht shumë.

Përveç Bolognës, interesim për reprezentuesin kosovar kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze Leeds United dhe Sheffield Wednesday. /KlinaPress/