Connect with us

Sport

“Bomba” e ditës: Milan merr vendimin e madh

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Për disa javë, të paktën sipas disa raporteve, njëri ishte alternativa e tjetrit, ndërsa tani të dy mund të jenë pjesë e skuadrës 2019-20 të Milanit, po flasim për Suso dhe Angel Correa të cilët së shpejti mund të stërviten së bashku në qendër sportive të Milanos.

Dje u zhvillua një takim i ri në Casa Milan midis agjentit të Suso dhe menaxhimit të kuqezinjve nga ku doli se lojtari është vendosur të qëndrojë në San Siro edhe për një sezon tjetër.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani i tha Luccit dje se ata e konsiderojnë Suson shumë të dobishëm për klubin dhe nuk duan ta shesin atë, përcjell KlinaPress.

KESCO

Prandaj kërkesa e Giampaolo për të mbajtur spanjollin ka të ngjarë të plotësohet.

Gjithashtu nuk e përjashtohet ardhja e Correas nw Milano, siç u përmend më lart, për të cilën ka pasur disa hapa përpara në orët e fundit.

Gazeta milaneze zbuloi sot në mëngjes se Atletico Madrid po zbret nga kërkesa e 50 milionë eurove.

Palët janë në kontakt të vazhdueshëm dhe sot negociatat qarkullojnë rreth shpërblimeve të përfshira në marrëveshje.

Për më tepër, shitja e Andre Silva nuk është rreptësisht e nevojshme për të përfunduar firmosjen e sulmuesit argjentinas. /KlinaPress/