Connect with us

Ekonomi

Bordi i Përkohshëm: Gjendjes së rëndë në Telekom po i kontribuon edhe koronavirusi

Published

on

Shell Banners

Bordi i përkohshëm i Telekomit të Kosovës, përmes një komunikate për media ka shtjelluar hapat që i ka ndërmarr që nga emërimi i tij nga Qeveria e Kosovës.

Ky Bord thotë se gjendja financiare dhe qëndrueshmëria e TK-së është rënduar tej mase si pasojë e vendimeve jo rrallë herë të gabuara: si ato të qëllimshme, ashtu edhe nga ato nga mungesa e vizionit gjatë vendimmarrjes. Kësisoj, TK ka hyrë në obligime financiare afatmesme e afatgjatë, të panevojshme, të cilat e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen në TK.

Po ashtu gjendjen më të rëndë sipas Bordit e bën edhe epidemia e shkaktuar nga virusi COVID-19.

KESCO

Kjo është komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës na ka dhënë përgjegjësinë që për periudhën vijuese, deri në përzgjedhjen e Bordit të Drejtorëve, të përkujdesemi për Telekomin e Kosovës (TK). Përgjegjësia e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BiD), nënkupton obligimin tonë që të përkujdesemi për TK më mirë se për shtëpitë tona (obligimin fiduciar). Në këtë drejtim ne si BiD dëshirojmë të Ju njoftojmë për hapat që kemi marrë deri më tani dhe për planet në periudhën në vijim, që të përmbushim obligimin fiduciar që na është besuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si në vijim.

Me 11 Mars 2020, ne kemi marrë edhe zyrtarisht mandatin nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS). Menjëherë pa humbur kohë kemi filluar me analiza/takime intensive për të krijuar një pasqyrë sa më reale mbi gjendjen aktuale në TK.

Besoj se Ju të gjithë jeni në dijeni, që viteve të fundit, gjendja financiare dhe qëndrueshmëria e TK-së është rënduar tej mase si pasojë e vendimeve jo rrallë herë të gabuara: si ato të qëllimshme, ashtu edhe nga ato nga mungesa e vizionit gjatë vendimmarrjes. Kësisoj, TK ka hyrë në obligime financiare afatmesme e afatgjatë, të panevojshme, të cilat e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen në TK.

Gjatë këtyre tre javëve, pas një pune intensive dhe pas krijimit së një pasqyre të gjendjes aktuale, jemi në përgatitje të hapave që duhet të ndërmiren për të rimëkëmbur TK në një të ardhme të afërt.

Ne jemi duke hartuar një plan për rimëkëmbjen e TK. Kemi filluar me masa që janë të aplikueshme në këtë situatë, kur vendi po përballet emergjencën për shëndetin publik. Masa këto që do të kontribuojnë në stabilizimin e gjendjes dhe garantimin e funksionimit të TK-së.

Megjithatë, në situatën aktuale, ku rreth 80% të stafit të TK-së janë duke qëndruar në shtëpi, masat në vijim, të cilat janë të domosdoshme dhe të pashmangshme, do të shtyhen pak në kohë:

i. Riorganizimin e TK;

ii. Organizimin e mirëfilltë, ku secili punonjës tà « jetë në nivel të detyrës dhe përgjegjësive që i ngarkohen;

iii. Investime të domosdoshme në garantimin e ofrimit të shërbimeve (me theks të veçantë në freskimin dhe mirëmbajtjen adekuate të sistemeve në TK, që janë thelbësore për vijushmërinë dhe shërbimin sa më cilësor); dhe,

iv. Zhvillimin e një strategjie afatmesme që, ndër tjera, i mundëson TK-së shërbime sa më të mira karshi konsumatorëve, rrjedhimisht ngritjen e të hyrave, që garantojnë gjenerimin e mjeteve për investime të domosdoshme.

Për masat e lartcekura jemi duke punuar dhe bërë përgatitjet e nevojshme, që në javët në vijim të ndërmarrim hapat e domosdoshëm për realizimin e këtyre objektivave.

Kompanitë e Telekomunikacionit, nga përvoja kudo në botë, kur administrohen me profesionalizëm dhe korrektësi e kanë fitimin e garantuar. Ne si drejtues të kompanisë tonë publike sigurojmë që keqmenaxhimi, keqpërdorimi financiar, dobës imi i kompanisë për interesa të kundërta me ato të interesit publik por, dhe keqmenaxhimi i burimeve njerëzore sa i takon mosrespektimit të profesionistëve e punëtorëve, do të ndalen pa hezitim. Dhe puna në këtë drejtim ka nisur e nuk do të ndalet.

Gjithashtu, dëshiroj të Ju njoftoj, se kjo gjendje e emergjencës për shëndetin publik, e ka rënduar edhe më tej gjendjen financiare, edhe ashtu të rënduar të TK-së.

Jemi duke e hartuar një plan për tejkalimin e kësaj situate emergjente, për çka, nëse duhet, do te kemi edhe mbështetjen e MEPTINIS, për të garantuar të ardhura të dinjitetshme për punonjësit ë TK-së. Në këtë rast duhet cekur, se në rast se mbështetja nga MEPTINIS do të jetë e pashmangshme, do të ishte e paarsyeshme dhe e pamoralshme që të kërkohet nga MEPTINIS, që më paratë e taksapaguesve të Republikës së Kosovës të subvencionohet çdo pagë që tejkalon shumën e një page të dinjitetshme në Republi kën e Kosovës.

Po ashtu, dëshiroj të Ju njoftoj, se pas tejkalimit të gjendjes që po përballet Republika e Kosovës, njëkohësisht jemi duke hartuar një plan që me pastaj së bashku me MEPTINIS t’i shikojmë mundësitë se si mund të sigurohen mjetet e nevojshme për rimëkëmbjen e TK-së.

Ne jemi më shumë se të bindur dhe fuqishëm besojmë se TK do ta tejkalojë këtë sfidë së bashku me profesionistët tanë e punëtorët. Padyshim që do të sigurohemi dhe jemi të bindur se do ta drejtojmë Telekomin e Kosovës kah suksesi.

Ju dëshirojmë shëndet dhe gjithë të mirat!

Me shpresë se sa më shpejtë t’i kthehemi normalitetit ditor./KlinaPress./

Me nderime,

Bordit i Përkohshëm i Drejtorëve