Fabio Borini me shumë gjasë do të largohet në këtë verë nga Milani, pasi nuk është në planet e Marco Giampaolos.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Sunderlandit nuk ka arritur ta gjejë veten në San Siro, andaj në këtë afat do të largohet.

Sipas Calcimercato, 28-vjeçari është shumë afër që të rikthehet në Ligën Premier, aty edhe ku kishte ngritje në karrierë.

KESCO

Milani po i kërkon 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit italian, derisa ky i fundit po e kërkon po ashtu rikthimin në Angli. /KlinaPress.com/