Connect with us

Sport

Borxhi i Barcelonës arrin në 889 milionë euro pas transferimit të Griezmannit nga Atletico Madridi

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Borxhi i Barcelonës është rritur në 889 milionë euro, pas transferimit të Antoine Griezmannit nga Altetico Madridi.

Klubi spanjoll e transferoi 27-vjeçarin nga rivali i tyre i La Ligas të premten (12 korrik), pas aktivizimit të klauzolës së tij prej 120 milionë eurosh. Por, paratë e grumbulluara për transferimin e sulmuesit francez, vetëm sa e kanë shtuar edhe më shumë borxhin e Blaugranëve.

KESCO

FC Barcelona

@FCBarcelona

Family is everything 💙❤

4,909 people are talking about this
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, skuadra katalunase do të jetë e detyruar që t’i shesë disa lojtarë, në mënyrë që ta ulë paksa vlerën e borxhit të tyre. Kampioni i ligës së Spanjës thuhet se është duke planifikuar shitjen e Malcomit, që lidhet me një kalim te Arsenali, dhe largimin e Ousmane Dembeles, pas arritjes së Griezmannit.

E ardhmja e Philippe Coutinhos mbetet e pasigurt pas një sezoni zhgënjyes dhe ka qenë i lidhur me një kthim të bujshëm te Liverpooli, ndërsa katalunasit ende nuk i kanë paguar 100 milionë euro te ‘The Reds’ për transferimin e brazilianit në janar të vitit 2018.

Barcelona po ashtu është duke e rinovuar  Camp Noun, që kap vlerën e afro 600 milionë eurove, që pritet të përfundojë në vitin 2023.

Griezmann nënshkroi një kontratë pesëvjeçare dhe ka një klauzolë të jashtëzakonshme prej 800 milionë eurosh, e cila është edhe më e lartë se klauzola e Lionel Messit prej 700 milionë eurosh. /KlinaPress/

Embedded video

FC Barcelona

@FCBarcelona

🤩 @AntoGriezmann 👟⚽

6,310 people are talking about this
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *