Connect with us

Lajme

Brenda 24 orëve, 89 aktakuza kundër 106 personave

Published

on

COVID-19

Prokurori i Shtetit, njofton se, nga prokuroritë themelore brenda 24 orëve janë ngritur tetëdhjetenëntë (89) aktakuza, kundër njëqindegjashtë (106) personave.

Sipas njoftimit për media, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar, si dhe është sekuestruar një (1) automjet, me dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Raporti për të gjitha Prokuroritë:

KESCO

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e pesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjithsej nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10)personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, me kërkesë të kësaj prokurorie është sekuestruar një (1) automjet, për shkak të dyshimit se një (1) person është përfshirë në veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale./KlinaPress/