Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij, Herolinda.

Gjatë ditës së diel, familjarët e lojtarit kanë zhvilluar një ceremoni tradicionale për marrjen e nuses, ndërsa gjatë mbrëmjes është organizuar një dasmë në restorant për rrethin e gjerë shoqëror.

Moderatori i njohur, Labinot Gashi, e ka drejtuar ceremoninë, ndërsa të ftuar kanë qenë shumë futbollistë dhe miq të Ermirit, rreth 400 mysafirë.

KESCO

Për atmosferën dhe argëtimin e të pranishmëve është kujdesur këngëtari i mirënjohur, Meda. Telegrafi i ka siguruar disa fotografi nga dasma e Lenjanit që jua sjellim në këtë artikull. /KlinaPress/