Connect with us

Lajme

Britania dhe SHBA me mision të përbashkët në Hormuz

Published

on

SIGMA Banners

Përfaqësuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, kanë vendosur të mblidhen për një takim në Bahrejn për të diskutuar mundësinë e krijimit të një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve në Ngushticën e Hormuzit.

Takimi me dyer të mbyllura u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes britanike dhe një zëdhënës i Flotës së 5-të të Marinës së SHBA-së.

Ministria nuk pranoi të jepte detaje rreth rendit të ditës, por deklaroi se do të marrin pjesë edhe disa partnerë ndërkombëtarë.

KESCO

Britania e Madhe dhe SHBA po kërkojnë të krijojnë një mision për të parandaluar Iranin nga pengimi i mëtejshëm i rrugëve tranzit të naftës, pas bllokimit së fundmi të naftëmbajtëses “Stena Impero” me flamur britanik dhe “MT Riah” me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike transporti midis Iranit dhe Omanit.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë shprehur interes për propozimin për të siguruar udhëtimin e sigurt të ngarkesave.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, disa nga vendet që kanë shprehur interes për këtë nismë janë Danimarka, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia. /atsh/KlinaPress/