Connect with us

Ekonomi

‘Bukë e kripë e zemërbardhë’, mbahet festivali që promovon gastronominë shqiptare

Published

on

COVID-19

Për herë të parë është mbajtur edicioni “Prishtina Gastronomy Festival” që ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke sjellë kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. Ky festival që mblodhi shefat më të mirë shqiptarë, do të ketë edhe aktivitete që kanë shoqëruar përgjatë dy ditëve.

Sipas organizatorëve, ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar. Edicioni i parë i këtij festivali është quajtur “Bukë e kripë e zemërbardhë”.

Koordinatorja për media e këtij festivali, Tanita Zhubi, tha se ideja fillestare e organizmit të një festivali të tillë është krijimi i një platforme ku kuzhinierët, antropologët, historianët dhe të gjithë të tjerët të kenë mundësi të diskutonin për traditën kulinare shqiptare.

KESCO

“Qëllimi kryesor dhe ideja fillestare sepse është bërë festivali është krijimi i platforme ku kuzhinierët, antropologët, historianët, të gjithë kishin mundur me ardhë me diskut për traditën kulinare shqiptare në tërësi. Tu e pa mungesën e një studimi ma serioz edhe një studimi të traditës kulinare shqiptare ka ardhur edhe ideja e themelimit të festivalit dhe organizimit të një aktiviteti të tillë. Festivali synon me qenë një takim i përvitshëm i të gjithë këtyre akterëve që i përmenda me herët, të jetë një takim ku shpalosen idetë dhe krijohen mundësi për bashkëpunime të mëtejshme”, deklaroi Zhubi.

Aktivitetet të ndryshme të cilat e shoqëruan festivalin gjatë dy ditëve ishin forumet në të cilat u diskutua tema në lidhje me gastronominë. Po ashtu, ishte këndi i trashëgimisë ku flitej për trashëgiminë.

Mirëpo, Zhubi zbuloi se po përgatitet edhe një edicion tjetër i këtij festivali, që më shumë do t’i përngjajë një panairi, që do të mbahet në Berlin. Sipas saj, atje synojnë të promovojnë produktet dhe kompanitë “Made in Kosova”.

“Edicioni i Prishtina Gastronomy Festival është një edicion shumë i vogël i asaj që na jemi duke e përgatit më shumë se një vit në organizmin e edicionit në Berlin. Edicioni i Berlinit do të ketë një karakter pak më ndryshe sesa edicioni i Prishtinës. Ai do të jetë një panair kisha ma e quajt me shumë i produkteve dhe kompanive që janë ‘Made in Kosova’”, vijoi ajo.

Shefi i kuzhinës, Përparim Babalija, tha se festivale të tilla i duhen Kosovës, pasi në vendet e rajonit vetëm brenda vitit organizohen deri në katër të tilla. Ai u shpreh se është promotor i kuzhinës shqiptare njëjtë sikurse edhe qëllimi i këtij festivali.

“Kosovës i duhen festivale të tilla sepse ne shumë jemi deficit me rajonin të cilët organizojnë festivale tre apo katër në vit, kurse në Prishtinë është për herë të parë që po mbahet. Dhe unë jam gjithmonë promotor i kuzhinës sidomos i asaj shqiptare dhe të gjitha produkteve të cilat ne, rajoni apo toka jonë na ofron”, tha Babalija.

Ai solli konceptin e tij origjinal që është bashkimi i lëndëve të para më të mira. Pjata e shefit Babalija ishte e veçantë për arsye se aty nuk kishte mish apo peshk, por ishte përqendruar tek bota vegjetarianë.

“Sa i përket konceptit Përparim Babalija unë bashkoj lëndët e para më të mira, qofshin ndërkombëtare dhe vendore sepse jo gjithmonë kemi ato produkte cilësore të vendit ku çfarë ofron për shembull ana e Mesdheut apo ana e Azisë, por nuk është diçka që mundet me thënë është e vështirë. Filozofia është diçka shumë origjinale, të gjitha pjatat e mija që unë bëj është e gjitha me nënshkrimin tim, nuk ka kopje të një pjate, për shembull unë nuk gatuaj kuzhinë italiane, kuzhinë franceze apo gjermane apo tjetër, tjetër, kuzhina titullohet ‘Përparim Babalija concept’ e cila është filozofia ime e punës. Kjo pjatë që do gatuajmë sot është ndryshe nga pjatat tjera. Pse? Se sot mund të themi që nuk kemi proteinë të mishit, peshkut apo ndonjë shtaze tjetër. Sot do të jemi të gjithë tek ajo bota vegjetarianë dhe vegane. Unë personalisht do gatuaj me shalqin të pjekur d.m.th. një stekë shalqiri me djathë Sharri, tartufin e Brezovicës dhe vaj me fara të kungullit”, tha ai.

Për të marrë pjesë në këtë festival, nga Turqia kishte ardhur edhe shefja Emine Muharremi. Ajo u shpreh e lumtur për këtë organizim dhe uroj që festivale të tilla të mbahen më shpesh.

“Do të përgatis hallve për shkak se është e kërkuar të jetë pjatë tradicionale edhe ashtu është festivali i parë i gastronomisë ku do të jenë prezantimet dhe do të jenë ushqimet me prodhime vendore, kështu që kam nderin të marrë pjesë në këtë festival. Kam ardhur nga Turqia dhe do të përgatis hallve pa sheqer dhe pa gluten. Diçka që në Kosovë nuk ma merr mendja që ka, por tash e mas do të bëhen”, deklaroi ajo. /KlinaPress/