Connect with us

Lajme

Cakolli nga PDK: Vendimi për mbylljen e shkollave në Kamenicë – skandaloz

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Zyrtari i lartë i PDK-së, Bujar Cakolli, ka reaguar për vendimin e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati për mbylljen e 40 përqind të shkollave në këtë komunë.

Cakolli nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ky vendim ka ardh nga politika e mbrapsht e Vetëvendosjes e cila siç thotë Cakolli, i ka mashtruar qytetarët e Kamenicës me 2017 e tani don edhe ti largoj ata nga brezi kufitar me Serbinë.

Reagimi i plotë i Bujar Cakollit:

KESCO

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i zgjedhur nga partia VV, po i vazhdon skandalet po edhe veprimet që janë me pasoja afatgjata për banorët dhe komunën më lindore të Kosovës.

Pasi që e shkaktoi një skandal para rreth dy muajve kur e emëroi drejtor të Financave 21 vjeçarin që ka mbaruar shkollën e mesme të mjeksisë, tani po përgatitet për një veprim tjetë, jo vetëm skandaloz por me pasoja shumë të mëdha.

Nesër, z.Kastrati, synon tu vëjë dryrin shkollave fillore në fshatrat Tyxhec, Busovatë, Krilevë, Karaçevë, etj. Por reagimet janë të mëdha. Revoltat e banorëve, nxënësve dhe arsimtarëve duhet të jenë të fokusuara në kërkesat për të penguar këtë veprim të pamatur të kryetarit Kastrati dhe vizionit shkatërrues të Vetëvendosjes e cila ka mashtruar qytetarët e Kamenicës në zgjedhjet lokale 2017.

Në emër të “reformave” në sistemin shkollorë dhe të gjoja mungesës së nxënësve, Kastrati pa analiza të mirëfillta paraprake, pa shpjegime konkrete dhe arsyetime reale, po planifikon t’i mbyllë rreth 40% të shkollave fillore në fshatrat e malsisë së Kamenicës.

Me këtë veprim, Kastrati po e zyrtarizon tashmë, një veprim skandaloz dhe të rrezikshëm për mbijetesën e banorëve të fshtatrave të brezit kufitar, të cilët janë konsekuent të mos i lëshojnë vatrat e tyre shekullore.

Shteti i Kosovës me mundësi të kufizuara buxhetore ka investuara në fshatra të Kamenicës për ndërtimin e mirëmbajtjen e atyre shkollave vetëm për t’i inkurajuar banorët të jetojnë dhe zhvillojnë atë zonë ndërsa vizioni i Vetëvendosjes në Kamenicë dëshiron që t’i zbrazë ato vendbanime.

Ne, jemi kundër veprimeve arbitrare të pushtetit komunal në Kamenicë dhe mbështesim me çdo kusht të drejtën e qytetarëve kudo që ata jetojnë për tu shkolluar dhe arsimuar.

Reformat janë të ligjshme dhe të rëndësishme, por, kur ato prekin dinjitetin, vullnetin dhe të drejten e qytetarëve, sidomos në edukim dhe arsimim, nuk duhet të aplikohen.

Që kur Vetëvendosje erdhi në pushtet në Kamenicë nëpërmjet mashtrimeve megalomane të qytetarëve, qindra të rinj janë detyruar të ikin nga Kamenica.

Ftojmë qeverisjen lokale të Kamenicës që të merren me probleme reale të qytetarëve të cilët i kanë lënë edhe pa ujë të pijshëm e t’i ndalojnë politikat e mbrapshta të mbylljes së shkollave./KlinaPress/