Connect with us

Lajme

Çfarë lajme të lexoni në këto kohë pandemie?

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Përdorimi i tepruar i teknologjisë në këto kohë kur po qëndrojmë të mbyllur për shkak të pandemisë “Covid -19”, mund të ndikojë që të dezinformohemi edhe më shumë. Kështu bënë thirrje sociologu, Ferdi Kamberi, shkruan Gazeta InFokus.

“Qytetarët gjatë periudhës së vetë izolimit duhet të fokusohen më shumë në: shmangie të lajmeve të rreme (fake neës), lajmet e rreme mund të ndikojnë që paniku të shtohet njëashtu edhe pasiguria sociale”, thotë ai.

Të mbretërojë mirëkuptimi në familje e jo keqkuptimet bënë thirrje Kamberi.

KESCO

“Duhet të ketë mirëkuptimi në familje, jo keqkuptimet të cilat mund të prodhojnë konflikte sociale. Duhet që fokusi të jetë më i lartë në leximin e librave dhe zhvillimin e aktiviteteve tjera”, shprehet ai, përcjell Gazeta InFokus.

Po ashtu, Kamberi thotë se e rëndësishme është edhe distancat sociale të shndërrohen më të afërta e kjo mund të bëhet përmes komunikimit në rrjetet sociale.
Në këto kohë të vështira shumë familje kanë probleme financiares, sociologu Kamberi bënë thirrje për solidaritet në këto kohë të vështira.
“Të ketë solidaritet social në mes të qytetarëve dhe të shihet mundësia që të ndihmohen sidomos shtresat më të varfra”, thotë ai.
Kujtojmë se në Kosovë der më tani, 126 persona janë të infektuar me Koronavirus, 10 janë shëruar ndërsa 2 person ka ndërruar jetë, po për shkak të kësaj pandemie./Gazeta inFokus/