Connect with us

Sport

Challandes publikon listën për dy ndeshjet e radhës ndaj Çekisë dhe Anglisë

Published

on

ART MOTION

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.

Stërvitja e parë e Dardanëve është më 2 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri”.

KESCO

Bernard Berisha është rikthyer pas një mungese te Kosova, ndërsa ftesë për herë të parë ka marrë edhe Florent Muslija.

Jashtë listës kanë mbetur sulmuesit Lirim Kastrati e Shkëlqim Demhasaj, ndërsa mungojnë të lënduarit, Milot Rashica, Herolind Shala, Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu. /KlinaPress/