Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Chelsea i shkakton humbjen e dytë brenda javës Liverpoolit

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të kupes FA Cup në të 1/8 e finales kunder Liverpoolit.

Londinezët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Stamford Bridge kundër Liverpoolit  me rezultat 2-0, golat për Chelsea-n i shenuan Willian dhe Rose Barkley.

Brazilian Willian i kaloi të kaltrit në epërsi në minutën e 13-të, falë një gabimi trashanik të Fabinhos, i cili ia pasoi topin atij në vijë të zonës së vet, dhe portierit Adrien, i cili e pati në duar topin e goditur nga ai por nuk mundi ta ndalë.

KESCO

Barkley me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 64-të, e dyfishoi epërsinë e Chelseat duke e bombarduar portën e të kuqve.

Skuadra e Klopp nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës në pjesën e dytë, duke i thënë lamtumirë kësaj gare në mënyrën zhgënjyese./KlinaPress./