Connect with us

Sport

City do t’i shesë dy lojtarë për ta transferuar Maguiren

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Manchester City nuk po heq dorë nga transferimi i Harry Maguires, derisa po planifikojnë shitjen e Eliaquim Mangalas dhe Nicolas Otamendit.

Pep Guardiola është duke tentuar që ta transferojë me ngulm mbrojtësin anglez, mirëpo Leicester City kërkon hiq më pak se 89 milionë euro.

Citizens po planifikojnë që t’i shesin të dy mbrojtësit për ta financuar transferimin e Maguires, ndërsa rivalizohen nga Manchester Unitedi për shërbimet e lojtarit.

KESCO

Harry Maguire (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Në Etihad janë në dijeni se në rast se bëjnë shpenzime të mëdha, mund të dënohen nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.

Guardiola aktualisht në qendër të mbrojtjes e ka John Stones dhe Aymeric Laporten, por që e do edhe mbrojtësin anglez si zëvendësues të Vincent Kompanys që u largua në fund të sezonit të kaluar. /KlinaPress/