Atletico Madrid dhe Real Madrid janë përballur mes vete në MetLife Stadium të SHBA-së.
Derbi madrilen ka përfunduar me 10 gola të shënuar, dy karton të kuq dhe sherr në fushë nga lojtarët.
Diego Costa hapi serinë e golave në minutën e parë, ndërsa shtatë minuta më vonë realizoi Joao Felix për 0-2.
Në minutën e 19-të, Angel Correa realizoi pas asistimit të Kokes për 3-0, ndërsa nëntë minuta më vonë Diego Costa realizoi golin e dytë personal për ta ngritur në katër epërsinë e Atleticos.
| CREE Y VENCE
Triunfal estreno de nuestra primera equipación. ¡Hazte con ella en nuestras tiendas!
http://ow.ly/KFPn30pdQaI #AúpaAtleti #AtletiSummerTour
Në minutën e 65-të dy reprezentuesit spanjoll Diego Costa dhe Daniel Carvajal pas një përleshje u ndëshkuan me karton të kuq dhe u përjashtuan nga loja.
Vitolo realizoi golin e shtatë për Atleticon, derisa Benzema dhe Sanches realizon edhe dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtar 3-7.
Sigurisht kjo është ndër humbjet më të thella dhe më të rënda në histori të Real Madridit nga rivali lokal Atletico. /KlinaPress/