Connect with us

Sport

Conte vë në shënjestër yllin e Barcelonës

Published

on

Princ Caffe Banners

Antonio Conte po bën ndryshime të mëdha në formacion që kur erdhi në Inter.

Pasi e bleu Romelu Lukakun dhe në pritje të Edin Dzekos, Interi i Antonio Contes në javët e fundit të afatit kalimtar të verës është në kërkim edhe të një mesfushori, shkruan Express.

Në fakt, trajneri italian ua ka kërkuar drejtuesve të klubit një mesfushor i cili mund të kontribuojë në repartin defanziv dhe atë ofanziv.

KESCO

Dhe, Interi duket se ia ka vënë syrin Arturo Vidalit të Barcelonës, me të cilin Conte kishte punuar në kohën kur e drejtonte Juventusin.

Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde disa herë e ka përsëritur faktin se gjiganti katalunas mund ta shesë një mesfushor gjatë afatit kalimtar të verës dhe ai mund të jetë pikërisht Vidal, nëse jo Ivan Rakitic.

Madje, edhe mesfushori kroat është objektiv i Nerazzurri, krahas futbollistit të Lazios, Serfej Milinkovic-Savic.

Mbetet të shihet nëse Interi do të arrijë ta transferojë Vidalin apo ndonjë mesfushor tjetër gjatë këtij muaji./KlinaPress/