Sporti/Ndërkombëtarë
Coronavirusi ka ‘pushtuar’ botën, Vedat Muriqi starton për Fenerbahçen

Coroavirusi është duke u përhapur më shpejtësi të madhe në botë dhe tashmë ka mbërritur edhe në Kosovë, me tri raste të konfirmuara, shkruan Gazeta inFokus.
Ligat më të madhe në botë përfshirë edhe atë të Kosovës i kanë pezulluar ndeshjet shkak i frikës së përhapjes së coronavirusit, por Superliga e Turqisë do të zhvillohet.
Skuadra e Fenerbahces është mysafire e Konyasporit në duelin e vlefshëm për javën e 26-të.
Takimi nisë nga ora 18:00 dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi edhe në këtë përballje luan nga minuta e parë.
Më poshtë keni përbërjet zyrtare të këtij ballafaqimi./Gazeta inFokus/