Connect with us

Superliga e Kosovës

Coronavirusi në Kosovë, flet futbollisti më i mirë i Superligës

Published

on

Shell Banners

Sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ti shtyrë të gjitha ndeshjet e futbollit, është vendim i duhur, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2019, ka theksuar për Infokusin se gjendja  duket se është serioze.

“Mendoj se më mirë është që e kanë marrë këtë vendimin për shtyrjen e ndeshjeve. Po shihet se gjendja është serioze dhe se shumica e kampionateve kanë vendos ti ndërpresin ndeshjet. Shëndeti ka rëndësi më të madhe në këto momente dhe duhet të kemi kujdes”, ka thënë shkurt Rexha.

KESCO

Rexha u rikthye te Drita gjatë janarit dhe e kërkon titullin e tretë radhazi në futbollin e Kosovës, pasi në dy vjetët e fundit kishte triumfuar me Dritën (2018) dhe së fundimi me Feronikelin (2019)./Gazeta inFoksu/