Connect with us

Sport

Coutinho refuzon kalimin te Unitedi për rikthimin te Liverpooli

Published

on

GorenjeKosova

Philippe Coutinho thuhet se do ta refuzojë kalimin te Manchester Unitedi, për t’u rikthyer te Liverpooli pas vetëm një sezoni e gjysmë te Barcelona.

Sulmuesi brazilian e kompletoi kalimin në Camp Nou në janar të vitit 2018 nga ‘the Reds’, por ka dështuar ta tregojë veten në La Liga.

Lojtari 27-vjeçar kaloi te Blaugranasit për 145 milionë euro, mirëpo tani raportohet se do të shitet nga këta të fundit për ta financuar rikthimin e Neymarit në Spanjë.

KESCO

Philippe Coutinho (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron ta bëjë brazilianin transferimin e tij më të shtrenjtë të kësaj vere, mirëpo lojtari e dëshiron rikthimin në Anfield Road.

Barcelona është pajtuar ta shesë sulmuesin, derisa kërkon 110 milionë euro nga shitja e tij, derisa Jurgen Klopp ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për rikthimin e 27-vjeçarit në skuadër. /KlinaPress/