Connect with us

Sport

Cristian Romero në javën e ardhshme do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Juventusi

Published

on

PEX HOST 728×90

Juventusi është shumë afër ta kompletojë transferimin e katërt për këtë afat kalimtar, derisa në skuadër ka transferuar Aaron Ramseyn, Adrien Rabiotin dhe Gianluigi Buffonin.

Mbrojtësi i Genoas, Cristian Romero, thuhet se do të fluturojë në javën e ardhshme për te Zonja e Vjetër, që t’i kompletojë testet mjekësore. Sipas Sky Sport Italia, testet mjekësore për mbrojtësin 21-vjeçar janë rezervuar për ditën e martë të javës së ardhshme.

KESCO

Cristian Romero (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Ai nuk ka qenë sot (7 korrik) në sesionin stërvitor të Genoas dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen parasezonale në Austri.

Genoa konfirmon transferimin e Romeros te Juventusi

Mediumi italian bën të ditur se Bianconerët do të paguajnë 15-20 milionë euro për shërbimet e Romeros, por ai nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë në Allianz Stadium.

Mbrojtësi i talentuar do të huazohet te ndonjë skuadër nga Serie A që të fitojë më shumë eksperiencë, e që Genoa është favorite për ta mbajtur në skuadër, derisa destinacion i mundshëm është edhe Atalanta. /KlinaPress.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *