Connect with us

Lajme

Daka: Nuk ka zgjedhje veresi

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka ngritur shqetësimin për mos ndarjen e mjeteve nga ana e Qeverisë së Kosovës për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, komision ky që tashmë është autorizuar nga presidenti Hashim Thaçi, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të shpallura për datën 6 tetor.

Në një intervistë për RTK-në, Daka thotë se pavarësisht kërkesës që I kanë dërguar Qeverisë për ndarjen e mjeteve në vlerë prej afër 6 milionë eurosh, Qeveria ende nuk I është përgjigjur kësaj kërkese.

Si rrjedhojë, sipas Dakës, KQZ nuk mund të nis asnjë proces të përgatitjes së zgjedhjeve, sidomos kur bëhet fjalë për proceset të cilat kërkojnë procese tenderuese, deri në momentin që nuk ndahen mjetet.

KESCO

E vonesat për ndarjen e këtyre mjeteve, sipas kryetares së KQZ-së, mund të ndikojnë direkt në kualitetin e procesit zgjedhor. Për më tepër, Daka ka bërë të ditur se sot do të duhej të nisnin një pjesë e procedurave tenderuese të parapara në planin për organizimin e zgjedhjeve, por që sipas saj, asgjë nuk mund të nis pasi siç është shprehur ajo, ‘nuk ka zgjedhje veresi’./KlinaPress/