Connect with us

Lajme

DEKLARIMI I PASURISË SË ZYRTARËVE TË LARTË DO TË BËHET NË MËNYRË ELEKTRONIKE

Published

on

SIGMA Banners

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka njoftuar se pas situatës së krijuar me COVID-19, deklarimi i pasurisë nga zyrtarë të lartë të bëhet në mënyrë elektronike.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, për reduktimin e veprimeve esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, Agjencia kundër Korrupsionit njofton opinionin publik se do të vazhdoj punën bazuar në vendimet dhe udhëzimet e institucioneve publike”, thuhet në njoftim.

Tutje, Agjencia kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik se për shkak të situatës së krijuar, nuk mund të pranojë deklarimin e pasurisë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e lartë apo personat e autorizuar në zyrat e AKK-së.

KESCO

“Ju lutemi të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në mënyrë elektronike në adresën info@akk-ks.org, ndërsa formularët e deklarimit të pasurisë duhet të jene te nënshkruar dhe skanuar. Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i deklarimit të pasurisë shtyhet edhe për një periudhë të pacaktuar, ndërsa për të gjitha ndryshimet, AKK, do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike”, përfundon njoftimi./KlinaPress./