Connect with us

Superliga e Kosovës

Dënohet Ballkani

Published

on

SIGMA Banners

Komisioni Disipolinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.03.2020 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 07-08.03.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disipolinore sjelli këto:

V E N D I M E

FC “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXI-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC BALLKANI – FC DRITA , e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet zyrtare ndezja e mjeteve piroteknike dhe hudhja e tyre në fushë minutat; 5,35,53,55,60, kurse në minute e 60 gjyqtari kryesor ndalë lojën përshkak të ofendimeve në kor nga ana e tifozerisë së klubit të tyre drejtuar lojtarit të ekipit mysafir me numër 13 Liridon Leci) bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore” FC Ballkani “ DENOHET më të holla në shumë prej ; 1200 euro (njëmijë e dyqind). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)./KlinaPress./

KESCO