Connect with us

Shëndetësi

Dhimbja e dhëmbit pas mbushjes, si te veprohet?

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Dhimbja e dhëmbit pas mbushjes me pllombë?? Pse ndodhë dhe qfarë mund të bëjmë në këto raste ….

Procedura e rregullimit të dhëmbit është jo gjithmonë e thjeshte dhe shpesh stresuese.
Dhimbja pas mbushjes me pllombë është një nga problemet mjaft të shpeshta që hasim.

Qfarë duhet të dini ??

KESCO

1. Ne 2-3 ditët e para pas mbushjes, disa ngacmime te vogla ne forme dhimbje janë normale dhe ato mund të vijne nga Shpimi prej anestezionit, nga ngacmimi qe i është bërë Mishit tê dhëmbit gjatë punës. Në këto raste e para mos keni merak sepse kjo dhimbje kalon shpejtë… mjafton të merrni ndonje tablete kunder dhimbjes në rast nevoje.

2. Mund të ndodhë që Nervi i dhëmbit ka qenë i infektuar para vendosjes së pllombës dhe per shkak te anestezionit dhe mungesës së dhimbjes, dentisti nuk mund ta dalloje kete infeksion me sy te lire. Pas vendosjes se mbushjes, kjo dhimbje “nuk ju lë rehat” per jave te tëra. Në këto raste duhet nje kontrolle tjeter ku testohet vitaliteti i nervit dhe eventualisht largohet nervi i infektuar.

3. Shpimi aksidental i nervit gjate largimit te substances së dëmtuar të dhëmbit. Zakonisht këto shpime apo lëndime gjatë punës jane minimale dhe nuk vërehen me sy. Nëse dentisti arrin të dallojë këtë lëndim dhe e mbyllë defektin po në të njejtën seancë, gjasat për ruajtjen e Nervit janë të mëdha. Në të kundërten është i nevojshēm largimit i nervit të dëmtuar dhe infektuar.

4. Gjatë forcimit apo ngurtësimit të pllombës vjen deri te tkurrja e vet materialit të pllombës ku vjen deri te krijimi i mikrohapësirave ndërmjet pllombes dhe dhëmbit. Pastaj vjen te depërtimi i ngacmuesve si ftohtë dhe ëmbël. Në këto raste është e nevojshme të përmiresohet mbushja apo te vendoset një pllombë e përkohshme deri sa të stabilizohet dhëmbi nga ngacmimet.

Në foto shihen Çarjet apo Cracks – shumë shpesh shkaktarë të dështimit të mbushjeve të dhëmbit

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *