Connect with us

Lajme

Dhjetë deputetët me më së shumti pyetje parlamentare

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Deputetët të cilët bëjnë pyetje parlamentare në Kuvend, për kabinetin qeveritar, në 42% të rasteve nuk marrin përgjigjet në pyetjet e tyre.

Në platformën votaime, që merret me monitorimin e punës së Kuvendit, në grupin e deputetëve të cilët kanë bërë më së shumti pyetje paralamentare janë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti me gjithsej 28 pyetje, pas tij renditet deputeti i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi me 23, Bekim Haxhiu deputet i PDK-së me 21, e vendin katërt ndajnë me nga 20 pyetje deputetët, Arbër Rexhaj e Albulena Haxhiu.

Në mesin e këtyre deputetëve, është edhe deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, e cila thotë se kjo e drejtë kohëve të fundit po iu mohohet.

KESCO

“Për të kontrolluar Qeverinë dhe për të kërkuar llogari natyrisht janë pyetjet parlamentare, por për fat të keq ky mjet faktikisht u është marrë nga dora deputetëve për dy arsye: sepse nuk po mbahen seancat parlamentare e ku pikë diskutimi janë edhe pyetjet parlamentare dhe sepse ministrat nuk po vijnë në seanca në pjesët kur duhet parashtruar pyetjet dhe ku ai ose ajo janë të detyruar të përgjigjen në pyetje”, tha për RTV Dukagjinin, Shqipe Pantina.

Mirëpo sipas saj edhe ateherë kur marrin përgjigje ato nuk janë konkrete.

“Unë kam më shumë se 20 pyetje të grumbulluara. Së paku katër herë e kam parashtruar pyetjen për linjën Prishtinë-Aeroport, dhe vetëm pas herës së katërt është bërë diçka për këtë çështje. Por ka edhe raste tjera kur ministrat nuk përgjigjen fare ose japin një përgjigje që nuk është konkrete”, tha më tej Shqipe Pantina, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu pjesë e këtyre deputetëve me më së shumti pyetje janë edhe, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli me 15 pyetje, Besa Baftiu me 19, Arbërie Nagavci e Ganimete Musliu me nga 14, Drita Millaku me 13, kurse me nga 10 pyetje, Shemsi Syla dhe Korab Sejdiu./RTV Dukagjini/KLINAPress/