Connect with us

ShowBiz

Dhurata Ahmetaj me një fotografi atraktive: Dëgjova djema që po ju mungoj

Published

on

Princ Caffe Banners

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Megjithatë ajo vazhdon të jetë e përfolur dhe të rrëmbejë vëmendjen përmes fotografive atraktive që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, Ahmetaj ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në kostum të bardhë.

KESCO

Ajo ka vënë në pah gjoksin atraktive me dekoltenë e saj të hapur, duke ngacmuar kështu imagjinatën e ndjekësve të saj.

E më shumë se fotografia, tërheqës duket të ketë qenë edhe mbishkrimi i fotografisë, ku këngëtarja shkruan se është e vetëdijshme për pauzën e saj të gjatë që ka bërë në skenë.

“Dëgjova djema që ju kam munguar”, kanë qenë fjalët e këngëtares në këtë fotografi, në të cilën ka ndaluar komentet duke lënë vetëm opsionin e pëlqimit.

Mesa duket, Dhurata është gati drejt një rikthimi të ri në skenë, marrë parasysh faktin që fansat e ndjejnë mungesën e saj.