El Messi bueno.
Sport
Djali i Messit merr të gjithë vëmendjen me veprimet e tij gjatë ndeshjes Brazil – Argjentinë

Gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës në stadiumin “Mineairo”, djali i dytë i Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzos, Mateo, e vodhi të gjithë vëmendjen.
Argjentina pësoi disfatë me rezultat 2:0 në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës kundër Brazilit. Pasi që ylli i Barcelonës nuk shënoi gol në këtë ndeshje, ishte një Messi tjetër që e mori të gjithë vëmendjen, transmeton Gazeta Express.
Në një intervistë të mëparshme, Lionel Messi kishte bërë të ditur se djali i tij i dytë, Mateo, është më i “djallëzuari” nga të tretë. Atij i pëlqejnë shakatë dhe i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.
Gjatë turneut të Kupës së Amerikës, djaloshi tre-vjeçari ka qenë protagonist në zonat e rezervuara për familjen e Lionel Messit në stadiume. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë gjysmëfinales së mbrëmshme./KlinaPress.com/
Mateo ishte shumë aktiv në audiencë: ai vraponte dhe kërcente nga shkallët, por gjithmonë ishte nën vëzhgimin e nënës së vet, Antonela Roccuzzos.