Connect with us

Sport

Do të befsoheni, ja si u takuan për herë të parë Ronaldo me Georginan

Published

on

Shell Banners

Ata janë çifti më i përfolur në botën e sportit.

Shumë femra e kanë zili për jetën në krahë të partnerit të saj Cristiano Ronaldo, por Georgina Rodriguez zbulon se të jesh me një ikonë të futbollit botëror mund të jetë një sfidë e vërtetë.

KESCO

“Të kesh një partner kaq të famshëm nuk është e lehtë, por nuk do ta ndryshoja për asgjë në botë – shpjegon ajo në një intervistë për “Sun On Sunday” – ajo që ndiej për të është më e fortë se gjithçka tjetër dhe çdo lloj presioni. Së bashku jemi më të fortë dhe ka një admirim të ndërsjellë”.

Nuk është aspak habi, që kur u takuan për herë të parë në vitin 2016 në Madrid ishte një dashuri me shikim të parë për të dy, por me ardhjen në jetë të Alanës në nëntor të vitit të kaluar, lidhja e tyre u bë edhe më e fortë.

“Takimi ynë i parë ishte në dyqanin e Gucci në Madrid, ku unë punoja si shitëse. Më pas u takuam edhe disa ditë më vonë në një tjetër event dhe filluam që të flisnim në një vend më të qetë, jashtë mjedisit tim të punës, dhe për të dy ishte dashuri në shikim të parë”.

Bukuroshja spanjolle më pas zbulon se fle gjithmonë me të brendshme seksi: “Kur shkoj në shtrat jam me të brendshme seksi, është një truk për të bërë të lumtur partnerin.”/KlinaPress/