Connect with us

Sport

Donald Trump, në bisedime për të bërë paraqitje në WWE

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është në bisedime për ta bërë një kthim me paraqitjet e tij në WWE.

E përditshmja angleze, The Sun, raporton se në mesin e planeve të WWE për ta rindërtuar brendin e vet është edhe një paraqitje nga presidenti kontrovers i SHBA-së, Donald Trump, transmeton./KlinaPress.com/

Sipas Sportskeeda, ekipi krijues i WWE është duke punuar për ta shkruar një skript të shkurtë dhe të lehtë për Trump, për ta bërë atë të duket sa më mirë që të jetë e mundur.

KESCO
Trump luajti rol kyç në ngritjen e WWE-së në gjigantin botëror që është tani, pasi ai e mbështeti pronarin McMahon, duke i sponsorizuar WrestleMania IV dhe V në vitet 1998-1999.

Megjithatë ai u shfaq edhe në edicionin e 20-të të “Shfaqja e të pavdekshmëve”, mirëpo paraqitja e tij më e famshme është në WrestleMania 23.

Trump dhe McMahon ishin në një zënkë disamuajshe, që në fund u përmbyll me një meç mes Umagas dhe Bobby Lashleyt që po luanin në vend të miliarderëve.

Luftëtari i Trumpit, Lashley, triumfoi dhe si rezultat i kësaj McMahon u detyrua t’i rruajë flokët e tij. /KlinaPress.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *