Connect with us

Sport

Donnarumma nuk e dëshiron largimin nga Milani

Published

on

Gianluigi Donnarumma (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
PEX HOST 728×90

Gianluigi Donnarumma i ka thënë Milanit dhe agjentit të tij, Mino Raiola, se dëshiron të qëndrojë në San Siro.

Calciomercato raporton se portieri italian mund të shitet nga Rossonerët në këtë afat kalimtar, në mënyrë që t’i largohen zonës së shkeljes së rregullit financiar.

Skuadra italiane nuk arriti të kualifikohej për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, derisa ditë më parë kanë hequr dorë nga Liga e Evropës, pasi kanë shkelur rregullin financiar.

KESCO

Gianluigi Donnarumma (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Milani e vlerëson 20-vjeçarin në vlerën e 50 milionë eurove, por mund ta mbajë edhe për një sezon atë në skuadër, pasi nuk u dënua nga UEFA.

Milanit i nevojiten të holla, do ta shesë Donnarumman

Paris Saint-Germiani kishte bërë ofertë muaj më parë rreth 30 milionë euro plus Alphonse Areolan, mirëpo Rossonerët e kishin refuzuar atë.

Në garë për shërbimin e Donnarummas është edhe Manchester Unitedi, në rast se David de Gea largohet në këtë afat nga Old Trafford. /KlinaPress.com/