Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Dortmund merr vendimin e madh për Sanchon

Published

on

Shell Banners

Jadon Sancho duket se i ka ditët e nummëra në Borussia Dortmund.

Dortmund ka pranuar se nuk është në dorë e tyre nëse Jadon Sancho largohet këtë verë por kanë paralajmëruar klubet rivale se nuk do të mund ta transferojnë me çmim të lirë.

Sancho u bashkua me gjigantët gjermanë nga akademia e Manchester Cityt në 2017 dhe që nga ajo kohë është bërë pjesë integrale e skuadrës së Bundesliga.

KESCO

Forma e tij në Gjermani si dhe në nivelin ndërkombëtar ka fituar admirues në mesin e klubeve elitare të Evropës, me Manchester United të interesuar për nënshkrimin e tij, transmeton lajmi

Sancho vlerësohet mbi 100 milionë euro dhe ndërsa CEO i Dortmundit Hans-Joachim Watzke shpreson ta mbajë yllin e tij, por ai pranon se varet nga 20-vjeçari, ku ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij pas verës.

“Ne i thamë para koronës se ideja jonë e preferuar është që Jadon të qëndrojë me ne”, i tha Watzke Bild.

”Unë mund të them qartë se edhe klubet shumë të pasura, megjithë krizën ekzistenciale, nuk kanë pse të besojnë se mund të shkojnë në një çmim të volitshëm me ne. Ne nuk kemi pse të shesim askënd nën vlera”./KlinaPress./